Institucioni > Lajme > Lajme

Njoftim-Shkëmbim në kohë reale i të dhënave doganore në sistemin tatimor

Të nderuar tatimpagues,

Në sistemin elektronik të administratës tatimore është përfshirë komunikimi dhe transmetimi i të dhënave me sistemin elektronik të administratës doganore.

Tashmë të dhënat nga sistemi doganor si për importin ashtu edhe eksportin e mallrave, janë të disponueshme edhe për administratën tatimore.

Në sistemin elektronik CATS, transmetohen dhe përpunon në kohë reale jo vetëm të dhënat e deklaratave të importit e eksportit, marrë nga dogana, por edhe diferencat që rezultojnë për këto regjime, mes të dhënave që disponon dogana me ato që disponon administrata tatimore.

Ky është një zhvillim teknologjik i rëndësishëm i cili ndihmon të dy administratat në rritjen e komunkimit përmirësimin e shërbimeve por edhe evidentitmin e shkeljeve. Në këtë kuadër, sjellim në vëmendjen e tatimpaguesve, të cilët operojnë në regjim importi apo eksporti të mallrave, të tregohen të kujdesshëm dhe të saktë në deklarimet e tyre. Raportimet e tyre duhet të jenë të njëjta për të dy administratat, atë doganore dhe atë tatimore.

Administrata Tatimore ju fton të konsultoheni edhe një herë me deklarimet e bëra, me qëllim  korrigjimin për përputhjen reale të situatës, për të shmangur masat shtrënguese në rastet e mospërputhjeve.

Ju faleminderit.