Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Informacion për individët subjekt i deklarimit vjetor të të ardhurave

Të nderuar tatimpagues,

Ndërkohë që po afron data 2 Maj 2017, që është edhe afati i fundit i dorëzimit elektronik të Deklaratës Individuale të të Ardhurave për Individët, është rritur interesimi nga individë, të cilët kanë qenë apo bëhen subjekte të deklarimit.Ndërkohë që, një pjesë e tyre, që kanë qenë deklarues më parë, kanë hasur paqartësi, por edhe njoftim penaliteti të zbatuara,përsa i takon të dhënave që ju ka raportuar sisitemi e-filing.

Nisur nga këto raste, informojmë e sqarojmë të gjithë individët subjekte të deklarimit që :

Ashtu si plotësimi dhe dorëzimi i kësaj deklarate, që kryhet vetëm në mënyrë elektronike edhe përpunimi i të dhënave të saj që kanë të bëjnë me të ardhurat bruto, për shpenzimet e zbritshme të kryera, si dhe për tatimet e paguara gjatë vitit kalendarik, deklaruar nga vetë individi deklarues, bëhet automatikisht nga ky sistem. Ato penalitete, që rezultojnë tek disa individë deklarues, janë rrjedhojë e dorëzimit me vonesë të deklaratës, ose me mosplotesim të saktë të të dhënave të të ardhurave të deklaruara, vendosje gabim e shumës së tatimit të paguar në fakt gjatë vitit, apo mosvendosje fare e saj, që pasohet me përllogaritje automatike të një detyrimi tatimor ndaj individit.

Të nderuar tatimpagues,

Tregoni kujdes të plotë në plotësimin e të gjithë rubrikave të deklaratës tuaj të të ardhurave;

Konsultohuni në kohë me të dhënat e llogarisë tuaj në sistemin e-filing, ku ju është postuar çdo njoftim i rëndësishëm për ju, që ka të bëjë me saktësinë e deklarimit apo qoftë edhe detyrimeve të llogaritura.

Për çdo paqartësi, mos hezitoni por drejtohuni pranë zyrave të shërbimit të tatimpaguesve në drejtorinë rajonale tatimore të qendrës tuaj të banimit.

Njëkohësisht mos hezitoni, por telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve, për të marrë në kohë përgjigjen e sqarimin që u nevojitet.

Administrata Tatimore ju falenderon për bashkëpunimin.