Institucioni > Lajme > Lajme

Njoftim për pjesëmarrje në procedurën konkuruese, për tu listuar si "Shoqëri Audituese për certifikimin e deklaratave tatimore"

Në zbatim të nenit 80, të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe pikës 80.4.2.3 të udhëzimit nr.24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ministria e Financave, fton të gjitha shoqëritë audituese të marrin pjesë në procesin përzgjedhjes për tu listuar si shoqëri audituese e kualifikuar për certifikimin e deklaratave tatimore.
Procedura dhe kriteret për t'u kualifikuar si kompani audituese e cila mund të kryejë certifikimin e  deklaratave tatimore, përcaktohen në pikën 80.4.2.3 të udhëzimit të Ministrit të Financave me nr.24. datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar.
Dokumentacioni i listuar në pikën 80.4.2.3 të udhëzimit nr.24/2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar, duhet të dorëzohet brenda datës 22.03.2017,  pranë protokollit të Ministrisë së Financave në adresën: Blv “Dëshmorët e Kombit”nr.3, në një zarf të mbyllur me mbishkrimin “Për komisionin e përzgjedhjes së shoqërive audituese, për listim”.
Duke vlerësuar maksimalisht kontributin e shoqërive audituese në certifikimin e deklaratave tatimore, certifikim i cili do të shërbejë si element në analizën e riskur të tatimpaguesit, inkurajomë të gjtha shoqëritë që plotësojnë kriteret, të marin pjesë në procedurën e konkurimit për listimin e shoqërive audituese.