Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Administrata Tatimore sjell një risi në shërbim të tatimpaguesve

Administratata Tatimore është duke ndërmarrë një sërë nismash për të garantuar më së miri, rolin e tatimpaguesve, në përmbushjen vullnetare të çdo detyrimi ndaj legjislacionit tatimor.
Sipas së drejtës për informim dhe asistencë që rrjedh nga ligji i Procedurave Tatimore, çdo tatimpagues ka të drejtën që, me qëllim kuptimin dhe zbatimin e legjislacionit tatimor, të marrë informacion dhe të asistohet pa shpërblim nga administrata tatimore.
Brenda strukturës së administratës tatimore janë ngritur strukturat përgjegjëse për shërbimin e tatimpaguesve, si dhe është bërë efektiv komunikimi me anë të Qendrës së Thirrjes përfshirë atë live-chat.
Rrjeti i shërbimit ndaj tatimpaguesve është funksional në të gjithë sportelet e Drejtorive Rajonale Tatimore dhe shtrihet në të gjithë territorin e vendit.
Përtej këtij organizimi strukturor e funksional të deritanishëm, një mënyrë e re shërbimi do të ofrohet për të gjithë tatimpaguesit, kudo që ato ndodhen.

Për herë të parë, Administrata Tatimore do të ofrojë shërbimin e saj të kualifikuar, jo vetëm në sportelet e ambjenteve zyrtare, por edhe në vendin e ushtrimit të veprimtarisë së tatimpaguesve.
Tatimpaguesit e regjistruar rishtazi, do të jenë përfituesit e parë të këtij shërbimi të ri, që do të zgjerohet në një rreth gjithpërfshirës për çdo problematikë me të cilën ata mund të përballen.
Një dialog i hapur midis punonjësve tanë të shërbimit dhe tatimpaguesve, pritet të nxitet nga kjo mënyrë e re të vepruari.

Materialisht, çdo vizitë në ambjentet e tatimpaguesit, do të mbështetet nga një formular i ri, i quajtur “Formulari i Vizitës tek Tatimpaguesi”, miratuar së fundmi nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.
Ky dokument i cili do të formalizojë çdo dialog midis inspektorëve të shërbimit dhe tatimpaguesve, paraqitet publikisht për të gjithë tatimpaguesit, bashkëngjitur këtij njoftimi.
Çdo tatimpagues, ka mundësi të njihet paraprakisht me këtë guidë të plotë informuese duke vizituar faqen tonë zyrtare.
Tatimpagues,
Administrata tatimore, është e bindur në gatishmërinë tuaj për të bashkëpunuar, në mbështetje të kësaj nisme të re, ndërmarrë prej saj.

Dokumenta ndihmëse