Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Zhvillim i ri në sistemin tatimor, informacion në kohë reale për mjetet e tatimpaguesve

Përmbushni detyrimet për të shmangur masat e sigurimit mbi mjetet!

Administrata Tatimore ka përfunduar nënshkrimin e marrëveshjes me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, nga ku është implementuar kërkimi i të dhënave mbi mjetet e tatimpaguesve në kohë reale në sistemin tatimor.
Të gjithë tatimpaguesit në zbatim të legjislacionit në fuqi duhet të përmbushin në afat të gjitha detyrimet tatimore, pasi në të kundërt Administrata Tatimore do të vendosë masa të sigurimit mbi mjetet dhe do të zbatojë të gjitha procedurat e mbledhjes me forcë. 
Kujdes! AT ju bën thirrje tatimpaguesve të përmbushin detyrimet tatimore në mënyrë vullnetare dhe të mos tjetërsojnë pasuritë e tyre për të shmangur këto detyrime!
Çdo subjekt që hyn në transakisone shit-blerje të mjeteve, duhet të sigurohet që mjetet objekt transaksioni nuk i përkasin tatimpaguesve debitorë. Çdo akt i nënshkruar në keqbesim ndërmjet palëve me qëllim shmangien e detyrimeve ndaj Administratës Tatimore do të sjellë pasoja ligjore për pavlefshmëri.