Administrata Tatimore, në kuadër të implementimit të prioriteteve dhe masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024–2027 si dhe Strategjisë së Administratës Tatimore 2024–2028, ka ndërmarrë një sërë nismash që synojnë rritjen e transparencës, zgjerimin e bazës tatimore dhe forcimin e përmbushjes vullnetare të detyrimeve nga të gjithë tatimpaguesit.
Në fokus të këtyre nismave është edhe ndërgjegjësimi dhe nxitja e përmbushjes vullnetare nga shoqëritë ndërkombëtare që ofrojnë shërbime elektronike ndaj personave të patatueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët mund të jenë individë dhe/ose biznese/entitete të paregjistruar për TVSH.
Administrata Tatimore, rikujton të gjitha këto shoqëri, se në zbatim të dispozitave të Ligjit Nr. 9920 “Për procedurat tatimore”, Neni 9 dhe Ligjit nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, i ndryshuar, Nenet 29, 86 dhe 87, ato kanë detyrimin të caktojnë një përfaqësues tatimor në territorin e Republikës së Shqipërisë, të ngarkojnë TVSH-në në shkallën standarde prej 20% në shitjet e tyre ndaj personave të patatueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të paguajnë detyrimin përkatës të TVSH-së përmes përfaqësuesit tatimor të emëruar. Nëse shërbimet elektronike u ofrohen edhe personave të tatueshëm të regjistruar për TVSH në Republikën e Shqipërisë, këta të fundit kanë detyrimin të ngarkojnë dhe paguajnë TVSH-në përmes mekanizmit të auto-ngarkesës (pra, në këtë rast, shoqëritë e huaja nuk kanë detyrim të ngarkojnë TVSH përmes përfaqësuesit tatimor).
Ligji Nr. 92/2014 “Për tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, i ndryshuar, parashikon në Nenin 29 listën e shërbimeve elektronike ndaj personave të patatueshëm, ku përfshihen:
Bazuar në sa më sipër, Administrata Tatimore njofton zyrtarisht shoqëritë e huaja të cilat ofrojnë shërbime elektronike ndaj personave të patatueshëm në Republikën e Shqipërisë për detyrimin e tyre për të përmbushur kërkesat ligjore tatimore në Republikën e Shqipërisë, përfshirë:
Ky njoftim është pjesë e përpjekjeve të Administratës Tatimore për të rritur ndërgjegjësimin, nxitur përmbushjen vullnetare, ndërmarrë masat përkatëse ligjore, parandaluar shmangien nga detyrimet, si dhe për të siguruar trajtim të barabartë për të gjithë tatimpaguesit dhe një konkurrencë të drejtë në treg.
Kujdes! Në rast të mosreagimit dhe mospërmbushjes së detyrimeve ligjore brenda afatit të arsyeshëm, Administrata Tatimore ju bën me dije se do të ndërmarrë të gjitha veprimet administrative dhe ligjore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.