Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

AT nis lëshimin e certifikatës 7A për projektet e përjashtuara nga TVSH-ja

Drejtoritë Rajonale Tatimore kanë nisur shpërndarjen e Certifikatave 7A për t’ju mundësuar projekteve të financuara nga Bashkimi Europian përjashtimin nga TVSH-ja.

Administrata Tatimore njofton të gjithë përfituesit e projekteve që të paraqesin te shitësi Certifikatën e lëshuar nga Agjencia dhe DRT-ja (formulari 7A) me qëllim që këto blerje të mos ngarkohen me TVSH.

Furnizuesit që lëshojnë fatura në funksion të realizimit të projekteve të përjashtuara nga ligji duhet të përfshijnë në faturat e tyre detyrimisht:

  • Kodin Unik të Identifikimit të Projektit, lëshuar nga Agjencia;
  • Numrin e Certifikatës të regjistruar në DRT.

Shembull fature:

Te fusha “Të dhëna për projektin” duhet të shënohen: SASPAC-Kodi Unik i Identifikimit të Projektit-Kodi i DRT-Numri i certifikatës 7A (p.sh., SASPAC-2025-04-0014-DRT-TR-2025-0001).

Benefitet e kalimit nga skema e rimbursimit të TVSH-së, në skemë me trajtimin e shitjeve të ngjashme me eksportet:

  1. Eleminohet nevoja për kërkesë rimbursimi të TVSH-së dhe rrjedhimisht ulet nevoja për kontroll të brendshëm;
  2. Ulet ngarkesa në kapitalin qarkullues, sidomos nëse furnitorët kërkojnë pagesën me TVSH;
  3. Shmangen verifikimet e Administratës Tatimore për vlefshmërinë e TVSH-së për rimbursim.