Institucioni > Lajme > Lajme
Anketim i pavarur lidhur me perceptimin publik për Administratën Tatimore
AT: Ndihmojmë në ndërtimin e një administrate më të mirë tatimore
Administrata Tatimore ka organizuar një anketim të pavarur që zhvillohet nga një kompani private e specializuar në fushën e anketimeve, me mbështetjen e Ambasadës Suedeze dhe administratës tatimore Suedeze.
Qëllimi i anketës është të kuptohet më mirë përvoja dhe perceptimi publik mbi shërbimet e Administratës Tatimore shqiptare, për të përmirësuar transparencën, efikasitetin dhe qasjen ndaj tatimpaguesve.
Qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve në të gjithë vendin do të intervistohen për të marrë një përshtypje të qartë dhe konfidenciale përmes takimeve ballë për ballë.
Të dhënat do përpunohen vetëm të anonimizuara, ndaj ftojmë çdo tatimpagues që të bëhet pjesë e këtij anketimi në mënyrë që të kontribuojnë në ndërtimin e një Administrate Tatimore më të mirë, me shërbime më cilësore.