Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Administrata Tatimore fillon implementimin e ISO 27001

Informacion më i sigurt dhe rritje e standardit të ruajtjes së të dhënave konfidenciale

 

Administrata Tatimore shqiptare ka filluar punën për t’u pajisur me certifikimin ISO 27001 (standard ndërkombëtar për menaxhimin e sigurisë së informacionit).

Ky standard përcakton praktikat më të mira dhe kontrollet që ndihmojnë organizatat të mbrojnë informacionin e tyre nga risqet si: keqpërdorimi, qasja e paautorizuar, humbja e të dhënave dhe sulmet kibernetike.

Çertifikimi ISO 27001 është një hap i rëndësishëm që ndërmerr administrata jonë për forcimin e sigurisë së informacionit, mbrojtjen e konfidencialitetit të të dhënave tatimore të publikut, përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare, si dhe rritjen e besimit dhe transparencës.

Në një epokë ku kërcënimet kibernetike janë në rritje, adoptimi i këtij standardi është një strategji e domosdoshme për një menaxhim të sigurt dhe transparent të të dhënave të qytetarëve.