Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Shkëmbim eksperiencash mes administratave Tatimore të Ballkanit Perëndimor

DPT në seminarin rajonal “Kontrolli Tatimor dhe perspektivat e Menaxhimit të Riskut” 
 
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me projektin e financuar nga Ambasada Suedeze në Tiranë (SIDA) dhe Agjencia e Taksave në Suedi, organizuan në datat 8-10 prill 2025, Seminarin Rajonal me temë “Kontrolli Tatimor dhe perspektivat e Menaxhimit të Riskut”.
Ky seminar i përbashkët ofron një mundësi që ekspertët të diskutojnë procedurat e nevojshme për menaxhimin e të ardhurave në mënyrë efektive, kontrollin dhe risqet e mundshme në lidhje me informalitetin.  
Bashkëpunimi i ngushtë midis Administratave Tatimore të vendeve të Ballkanit Perëndimor , mundëson shkëmbimin e eksperiencave dhe përvojave më të mira të vendeve, duke forcuar dialogun në përmbushjen e objektivave të përbashkëta për një integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Europian.