Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Rimbursimi i kësteve të parapaguara nga shërbimet profesionale për vitin 2024

Rimbursimi i kësteve të parapaguara nga shërbimet profesionale për vitin 2024
 
Administrata Tatimore informon tatimpaguesit që ofrojnë shërbime profesionale që të aplikojnë dhe të paraqesin kërkesën pranë Drejtorisë Rajonale (me letër apo me çështje në eFiling) ku janë të regjistruar në mënyrë që të rimbursohen për këstet e parapaguara të vitit 2024.
Inkurajojmë që këtë proces ta realizojnë të gjithë tatimaguesit që:
  • Kanë pasur pagesa të kthyera si pasojë e të dhënave të pasakta të vetëdeklaruara
  • Nuk kanë deklaruar të dhënat e tyre të llogarive bankare në eFiling
Tatimpaguesit nuk e humbasin të drejtën e rimbursimit të kësteve dhe mund të aplikojnë në çdo moment që e shohin të arsyeshme.
Kujdes! Administrata Tatimore ju bën me dije se kërkesa duhet të përmbajë edhe të dhënat e llogarisë bankare në monedhën lek, e cila duhet të jetë aktive, si dhe të jetë ngarkuar paraprakisht në eFiling, menuja “Profili Im”, “Të dhënat e bankës”.