Të nderuar tatimpagues,
Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit ju drejtohet me anë të këtij mesazhi për t'ju informuar se mund të na shkruani lidhur me çdo problematikë shqetësuese që mund të hasni në marrëdhëniet tuaja me Administratën Tatimore, të lidhura me shkeljen e të drejtave dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar. Shpjegojmë se ankesat tuaja mund të na i dërgoni në rrugë postare në adresën:
Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit
Ministria e Financave
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit", Nr. 3, 1001, Tiranë.
Gjithashtu, përveçse në rrugë postare, ju mund të na kontaktoni drejtpërdrejtë edhe në rrugë elektronike, duke na komunikuar shqetësimet tuaja për problematikat që ndeshni në marrëdhëniet me Administratën Tatimore, në adresën e mëposhtme të postës elektronike të Avokatit të Tatimpaguesit (në e-mail):
Avokati.Tatimpaguesit@financa.gov.al
Me poshtë gjeni link-un nëpërmjet të cilit mund të shkarkoni broshurën informuese mbi Drejtorinë e Avokatit të Tatimpaguesit:
https://financa.gov.al/avokati-i-tatimpaguesit-2/
Me respekt,
Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit.