Në zbatim të ligjit ri të "Tatimit mbi të Ardhurat, Administrata Tatimore ju njofton se në sistemin elektronik tatimor janë reflektuar ndryshimet në këstet e parapagimeve, sipas përgjegjësive të reja, për 3-mujorin e parë të vitit 2025.
Të gjithë tatimpaguesit, që kanë pasur një plan parapagimi ekzistues në vitin 2024, kanë të gjeneruara në e-Filing këstet paraprake të tatimit mbi të ardhurat, sipas 2 përgjegjësive të reja tatimore.
Përkatësisht:
Kujdes!
Baza e përllogaritjes së kësteve është e njëjtë, nuk ka ndryshuar.
Ju mund të shkarkoni urdhërpagesat dhe të vijoni me pagesën e tyre në çdo bankë të nivelit të dytë apo në sportelet e Postës Shqiptare.