Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Hetimi Tatimor zbulon skemën e evazionit fiskal! 3.7 milionë euro të padeklaruara

Hetimi Tatimor ka zbuluar skemën e evazionit fiskal, që kryhej nga subjekti tregtar Buzi Sport. Ky subjekt lëshonte fatura tatimore të falsifikuara me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.
Bëhet fjalë për fshehjen e 3.7 milionë eurove detyrime të padeklaruara, si pasojë e përdorimit të një sistemi kompjuterik pirat, të palicensuar, nëpërmjet të cilit monitoroheshin dhe lëshoheshin fatura tatimore false.
Nga hetimi disa mujor, me metoda të specializuara të Hetimit Tatimor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë ushtruar kontrolle në 8 adresa të vendushtrimit të aktivitetit në Shqipëri, ku janë sekuestruar provat materiale, si: Njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta, dhe vlera monetare në valuta të ndryshme, që arrijnë në 8,000,000 lekë të pajustifikuara me dokumentacion ligjor.
Fillimisht identifikimi i problematikave me faturat e fiskalizuara është bërë nga Drejtoria e Verifikimit në Terren, e cila në vijim e ka referuar rastin për trajtim të specializuar te Drejtoria e Hetimit Tatimor.
Ky hetim dhe veprimet e mëtejshme synojnë forcimin e luftës kundër evazionit fiskal dhe mbrojtjen e integritetit të sistemit tatimor në vend.