Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Administrata Tatimore gati për zbatimin e plotë në sistem të ligjit të "Tatimit mbi të Ardhurat"

Përfundojnë me sukses zhvillimet e fundit në sistem! C@ts dhe e-Filing funksionalë

Administrata Tatimore ju njofton se përfunduan me sukses zhvillimet e fundit në sistem, të planifikuara në datat 3-5 janar, me qëllim implementimin e plotë të ligjit të ri të "Tatimit mbi të Ardhurat".

Sa më sipër, ju bëjmë me dije se C@ts dhe e-Filing janë në funksion të plotë.

Gjithashtu u gjeneruan deklaratat dhe listëpagesa si dhe u sinkronizuan në e-Filing.

Sa i takon kësteve paraprake sipas përgjegjësive të reja tatimore, ju njoftojmë se gjenerimi i tyre do të vijojë të kryhet në ditët në vijim.