Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Administrata Tatimore rikujton Tatimpaguesit: Inspektorët tatimorë identifikohen nga këto elementë

Duke qenë se kjo periudhë shënon pikun e sezonit turistik, Administrata Tatimore i kërkon Tatimpaguesve të tregojnë vëmendje të shtuar ndaj individëve, të cilët prezantohen pranë subjekteve të tyre si inspektorë tatimorë.
 
Punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet dalluese si më poshtë:

 
  • Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë)
  • Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse
  • Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.
 
Ju inkurajojmë të mos hezitoni për të denoncuar çdo përballje me persona të dyshimtë, që nuk disponojnë elementet e mësipërm, në kanalet zyrtare të komunikimit të Administratës Tatimore si më poshtë: