Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Njoftim i rëndësishëm!

Shtohen versionet e reja të kategorive të punësimit në sistemin elektronik e-Tax 

Administrata Tatimore njofton se duke filluar nga periudha qershor 2024 (2406) në sistemin C@ts dhe e-Filing janë shtuar 3 versione të reja të kategorive të punësimit, si më poshtë përmendur:


  • 3/013(8) Të vetëpunësuarit e regjistruar për herë të parë, me ose pa punëmarrës
  • 2/006(9) Të punësuarit për herë të parë apo së fundmi pavarësisht datës së fillimit në subjektin përkatës
  • 2/007(9) Të punësuarit që kanë shkëputur përfundimisht marrëdhënien e punës me subjektin
Theksojmë se ndryshimet e bëra në sistem për këto versione të reja të kategorive të punësimit janë të vlefshme për listëpagesat e qershorit 2024 dhe në vazhdim.

Si do të përllogariten kontributet për këto tre versione të shtuara?


  • Kryhet një përllogaritje automatike e pagës mbi kontribute kutia (16), që bazohet mbi numrin e ditëve të punësimit të individit i cili ka deklaruar njërën nga këto kategori nëpërmjet E-SIG 027 të së njëjtës periudhë, në proporcion me pagën minimale të detyrueshme për të cilën duhet të paguhen detyrimet e kontributeve.
 
  • Përllogaritja bazohet në numrin e ditëve të punës për të cilat individët kanë punuar gjatë muajit (përllogaritje nëpërmjet E-SIG 027).
 
Kujdes! Tatimpaguesve nuk do ju lejohet të vendosin pagë për kontribute më të vogël sesa numri i ditëve të punuara gjatë muajit, duke zbritur ditën e shtunë e të diel automatikisht nga totali i rezultuar.