Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Njoftim për konsultim publik: Draft “Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030”

Njoftim për konsultim publik: Draft “Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030”

Grupi Teknik Ndërinstitucional i Punës (GTNP) ngritur me vendim të Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave (KBLKPP) po asistohet nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtar për hartimin e Strategjisë Kombëtare “Për parandalimin  e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit 2024-2030” dhe planit të saj të veprimit.

Miratimi i kësaj strategjie do të shërbej si dokumenti kryesor udhëzues për vitet 2024-2030 për të gjithë institucionet përgjegjës për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

Gjatë muajit Mars 2024 janë organizuar një sërë takimesh konsultuese me institucionet anëtare të GTNP për të diskutuar më nga afër mbi problematikat aktuale që secili institucion ka ndeshur gjatë punës së përditshme dhe mënyrës sesi këto problematika mund të zgjidhen dhe të përkthehen me masa konkrete në këtë strategji.

Drafti i parë i “Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030” është publikuar në faqen e internetit ne vazhdim me synim konsultimin publik dhe mbledhjen e  sugjerime apo rekomandime të mëtejshme për përmirësimin e saj.

 

Njoftim për konsultim publik: Draft “Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030” – Agjencia e InteligjencËs Financiare (fiu.gov.al)