Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Shkëmbimi Automatik i Informacionit (AEOI)

Administrata Tatimore: Respektoni formatin e raportimit ose do të penalizoheni për deklarim të pasaktë
 
Duke marrë shkas nga raportimet e bëra nga Institucionet Financiare brenda datës 30 maj 2024, Administrata Tatimore rikujton këto të fundit se raportimet duhet të bëhen në formë elektronike, sipas formatit të standardizuar (skemë XML) në përputhje me Standardin e Përbashkët të Raportimit (CRS).

Çdo raportim tjetër, jo sipas formatit XML, të parashikuar në ligj do të konsiderohet i pasaktë dhe për rrjedhojë institucioni financiar raportues do të gjobitet në përputhje me parashikimet e Ligjit 4/2020 “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit”.

Bazuar sa më lart, Administrata Tatimore ju njofton se afati për korrigjimin e raportimit sipas formatit elektronik XML është data 31 gusht 2024.

Kujdes!

Institucionet financiare raportuese, të cilat pretendojnë se nuk e kanë detyrim zbatimin e ligjit “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit” duhet të:

  • Argumentojnë arsyen përse nuk vetëklasifikohen si subjekt për raportim;
  • Deklarojnë me 0 llogaritë e raportueshme (raport nil).
 
Bashkëlidhur do të gjeni link me dokumentin orjentues lidhur me plotësimin dhe dorëzimin saktë të raportit.