Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Qendra e Thirrjeve operative nga 1 Shkurti

Duke nisur nga sot, të gjithë tatimpaguesit mund të telefonojnë në numrin e gjelbër 0800 00 02  për të marrë marrë informacion nga Administrata Tatimore. Shërbimi orfrohet pa pagesë dhe ofron asistencë në kohë reale për pyetje rreth:

  • Deklarimit elektronik
  • Legjislacionit tatimor
  • Çështje të tjera për administratën tatimore (shërbime të Administratës Tatimore)

Në varësi të kompleksitetit të pyetjeve tuaja, asistenca mund t’ju ofrohet drejtpërsëdrejti nga specialistët tanë ose do të transferohet tek ekspertët respektivë të Administratës Tatimore.

Qendra e Thirrjeve është në dispozicionin tuaj nga e Hëna në të Enjte, prej orës 09:00 deri në orën 20:00 si dhe të Premten nga ora 09:00 deri në orën 16:00.