Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Ftese per Negociate, drejtuar Organeve te Masmedias/Agjensive te Specializuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sipas Vendimit Nr. 1195, datë 05.08.2008, të Këshillit të Ministrave “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve të reklamave për transmetim nga Operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e Administratës Shtetërore” pika 9, ka përgatitur një Ftesë për Negociatë, për t’jua drejtuar Organeve të masmedias/ Agjensive të specializuara, per Prodhimin në total të 7 (shtatë) spoteve informuese me objekt: “Kanalet informuese dhe shërbimet e Tatimeve” sipas specifikimeve bashkëngjitur.

Mbetemi ne pritje te ofertave tuaja te cilat duhet te paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në zyrën e Protokollit, nga organet e masmedias/agjencitë e specializuara, brenda datws 12.09.2022 ora 08:30. Paraqitja e ofertës pas këtij orari nuk do të pranohet.

Dokumenta ndihmëse