Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

DPT: Deklarata e TVSH, librat e shitjes/blerjes do të vijojnë të kryhen nëpërmjet e-filing

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon të gjithë tatimpaguesit, subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, se dorëzimi i deklaratës së TVSH-së dhe librave të shitjes dhe blerjes do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik në e-filing.
 
Regjistrimet e librave të shitjes dhe blerjes do të vijojnë të dorëzohen manualisht, duke patur mundësinë e verfikimit, në to, të të dhënave të faturave të fiskalizuara si dhe saktësimin e pasaktësive.
 
Dorëzimi i Deklaratës së TVSH-së do të vijojë të kryhet nëpërmjet e-filing, duke plotësuar manualisht rubrikat përkatëse, sipas llojit të transaksioneve.
Faturat e lëshuara dhe të fiskalizuara nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave do të jenë dokumentacion i vetëm i vlefshëm tatimor.
 
Sipas parashikimeve ligjore, plotësimi i saktë dhe korrekt i librave të shitjes dhe blerjes dhe deklarimi i TVSH-së në kohë është përgjegjësi e tatimpaguesit.
 
Për më shumë informacion, mund të drejtoheni në çdo moment në platformën Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al, të kontaktoni Administratën Tatimore, nëpërmjet shërbimit për tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale ku jeni i regjistruar si dhe Qendrës së Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 00 02.