Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Njoftim mbi Drejtorinë e Apelimit Tatimor

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju rikujton të gjithë tatimpaguesve se nga data 01.01.2017, Drejtoria e Apelimit Tatimor nuk është më pjesë e aparatit të administratës tatimore por pjesë përbërëse e strukturës organike të Ministrisë së Financave.

Ky ndryshim vjen në zbatim të neneve 18 dhe 133/1, të Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për Procedurat Tatimore”, ndryshuar me Ligjin nr. 112/2016, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për Procedurat Tatimore”, i ndryshuar”.

Ankimi mund të dorëzohet dorazi ose dërgohet me postë rekomande në adresë të Drejtorisë së Apelimit Tatimor në Ministrinë e Financave.