Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Administrata Tatimore takim me kompanitë Exchange për Fiskalizimin

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në kuadër të zbatimit të ligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i njohur ndryshe edhe si “Fiskalizimi”, vijon takimet me të gjitha palët e përfshira në këtë proces.

Ditën e sotme, stafi i DPT zhvilloi takim me disa nga përfaqësuesit e kompanive Exchange për informimin dhe sqarimin e çdo problematike të këtij sektori lidhur me implementimin sa më korrekt të Fiskalizimit për këta tatimpagues.

Takimi vijoi me diskutime mes palëve dhe sqarimin nga ana e përfaqësuesve të Administratës Tatimore mbi detaje teknike të Fiskalizimit, si dhe përgjigje për pyetjet e ngritura nga kompanitë e Këmbimit Valutor. Disa nga çështjeve që ju zgjidhje ishin për mënyrën se si do të operohet përsa i takon këmbimit valutë me valutë, si deklarohet nëse zyrat e këmbimit valuator mbajnë komisione apo si veprohet me librin e shitjeve.

Më datë 1 korrik 2021 do të nisë Fiskalizimi për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, ndryshe B2B, ndërsa më datë 1 shtator 2021 do të nisë për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, ose siç njihet ndryshe B2C.

Administrata Tatimore është e angazhuar maksimalisht në zgjidhjen dhe adresimin e të gjitha paqartësive për çdo grup interesi të përfshirë në zbatimin e kësaj reforme tepër të rëndësishme.