Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Njoftim lidhur me procedurat standarte të faturimit në kuadër të procesit të Fiskalizimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të interesimit të vazhdueshëm të subjekteve të interesuara lidhur me procedurat standarte të faturimit në kuadër të procesit të Fiskalizimit, për rastet kur data e faturës nuk është e njëjtë me datën e furnizimit të mallrave apo shërbimeve kërkon të sqarojë të gjithë subjektet e interesuar se, referuar gërmës g) të nenit 9, të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, është element i detyrueshëm i faturës data ose periudha në të cilën furnizimi i mallrave apo shërbimeve është kryer apo kryhet në qoftë se ajo është e ndryshme nga data e lëshimit të faturës;

Referuar sa më sipër, në të gjitha rastet kur data e faturës është e ndryshme nga data e kryerjes së furnizimit të mallrave apo shërbimeve, në faturën e fiskalizuar duhet të evidentohen qartësisht të dy momentet.

Për çdo informacion, mund të vizitoni në çdo kohë edhe faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në adresën: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi