Institucioni > Lajme > Lajme
Njoftim mbi fillimin e regjistrimit të veprimeve në terren
Të nderuar tatimpagues,
Në kuadër të masave të marra kundër informalitetit në Ekonomi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ndërmarre së fundmi nismën për pajisjen e inspektoreve të verifikimit në terren me kamera regjistruese, për regjistrimin e veprimeve të kryera gjatë verifikimeve në terren në vendushtrimet e aktiviteteve të Tatimpaguesve.
Kjo nisëm synon të:
- garantojë përmbushjen e detyrave funksionale të punonjësve të administatës tatimore gjatë ushtrimit të detyrës;
- të garantojë përmirësimin e sjelljes dhe komunikimit të administratës tatimore me tatimpaguesit duke shmangur kështu rastet abuzive dhe/ose korruptive;
- të rrisë transparencën dhe zbatimin korrekt, konform të legjislacionit tatimor ne fuqi.
- garantimin e përpunimit të të dhënave të regjistruara vetëm në funksion të qëllimit për të cilin është kryer regjistrimi duke mos i keqpërdorur këto të dhëna.
Testimi i këtyre kamerave regjistruese do të nis ditën e hënë më datë 11.01.2021 në qarkun e Tiranes.
Ftojmë të gjithë tatimpaguesit të mbështesin këtë nisëm.
Ju faleminderit!