Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Njoftim për heqjen e gjobave të vendosura për mospagim të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin periudhës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Në vijim të masave të marra për zbatimin e lehtësive fiskale për tatimpaguesit, gjatë situatës së emergjencës COVID-19, Administrata Tatimore njofton se janë përcaktuar procedurat e nevojshme për heqjen e gjobave të vendosura për shkak të mospagimit në afat të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë 2020, të cilat janë llogaritur dhe kontabilizuar gjatë muajve Prill – Qershor 2020, periudhë e cila korrespondon me gjendjen së fatkeqësisë natyrore të shpallur me VKM nr.243, datë 24.3.2020, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, i ndryshuar.

 

Tatimpaguesit, të cilët i kanë paguar tashmë gjobat e vendosura për sa më sipër, do të kenë mundësi që shumën e paguar t’a përdorin për pagesën e detyrimeve tatimore të mëvonshme.

 

Drejtoritë Rajonale Tatimore do të vijojnë me zbatimin e procedurave përkatëse dhe tatimpaguesit do të njoftohen në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik, e-filing.