Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

SHPALLJE PËR KONKURRIM NË POZICIONE VAKANTE

Në zbatim të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë'', i ndryshuar, Udhëzimit nr.24, datë 02.09.2008 i ndryshuar “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar, Rregullores “Për marrëdhëniet e punës të personelit jo nëpunës civil, në Administratën Tatimore Qendrore”, miratuar me Urdhrin nr. 10, datë, 31.01.2020, të Drejtorit të Përgjithshëm, neni 9 e në vijim,  ju njofton hapjen e procedurës për konkurim në Drejtorinë e e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, Rajoni Qendror për grupin e pozicioneve:

  • 10 (dhjetë) pozicione Inspektor, në Sektorin e Verifikimit dhe Monitorimit, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve kategoria e pagës III-b.
  • 1 (një) pozicionin Inspektor, në Sektorin e Koordinimit, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, kategoria e pagës III-b.
  • 4 (katër) pozicione Inspektor, Sektori i Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, Rajoni Qendror, kategoria e pagës IV-a.
  • 2 (dy) pozicione Inspektor, Sektori i Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, Rajoni Verior, kategoria e pagës IV-a.

 

 

Afati për dorëzimin e dokumentave:                                               10/06/2020

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:

Kriteret e përgjithshme:

a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
dh) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
e) të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme sipas pozicionin përkatës.

 

Kriteret e posaçme:

Inspektor në  Sektorin e Verifikimit dhe Monitorimit (Task Force), në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve kategoria e pagës III-b- duhet të zotërojë diplomë Master Shkencor në Shkenca Ekonomike ose Juridike dhe të ketë jo më pak se 2 vjet përvojë pune në profesion.

Inspektor, në Sektorin e Koordinimit, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, kategoria e pagës III-b- duhet të zotërojë diplomë minimumi Master Profesional, Shkenca Ekonomike /Juridike, jo më pak se 2 vjet përvojë  pune në profesion.

Inspektor, në Sektorin e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, Rajoni Qendror, kategoria e pagës IV-a, - duhet të zotërojë diplomë minimumi Bachelor në Shkenca Ekonomike ose Juridike dhe të ketë jo më pak se 1 vit përvojë pune në profesion.

Inspektor, në Sektorin e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, Rajoni Verior, kategoria e pagës IV-a- duhet të zotërojë diplomë minimumi Master Profesional, Shkenca Ekonomike /Juridike, jo më pak se 2 vjet përvojë  pune në profesion. 

Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe rezultatet e larta të studimeve universitare që do të përbënin përparësi.

 

1

KONKURRIM I BRENDSHËM

Në këtë fazë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë punonjësit e administratës tatimore. Të gjithë kandidatët duhet të dorëzojnë si dokumentacion:

-aplikimin/kërkesën ku të përcaktohet qartë Pozicioni/Sektori/Drejtoria për të cilin aplikojnë.

-një letër motivimi ku të pasqyrojnë arsyet e lëvizjes dhe pritshmëritë.

Pas datës 15/06/2020 kandidatët do të njihen me listën e të kualifikuarve dhe datën e konkursit.

 

2

Konkurrimi nga jashtë

Pas datës 17/06/2020 kandidatët do të njihen me listën e të kualifikuarve dhe datën e konkursit.

 

3

DOKUMENTACIONI, MENYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët për konkurrim nga jashtë që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë, ku të përcaktohen ndër të tjera, gjeneralitetet si dhe pika kontakti (Datëlindje, Vendlindje, Atësi, Amësi, Adrese e-mail, Tel)
  2. Jetëshkrim
  3. Kopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor), të noterizuara. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport mjeko – ligjor);
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore ose dëshmi penaliteti;
  8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet në rrugë zyrtare, në Zyrën e Protokollit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në adresën: Rruga “Gjin Bue Shpata”, pranë Stadiumit Dinamo.

Të gjithë kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimin ku të përcaktohet qartë pozicioni/Sektori/Drejtoria për të cilin aplikojnë. Çdo aplikant i cili brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithë dokumentacionin e kërkuar, humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurrimit.

Fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet konkurrimi

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë'', i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë",  i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Kodin e Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar;
- Njohurite mbi Ligjin Nr. 92/2014 "Per tatimin mbi vleren e shtuar";
- Njohurite mbi Ligjin Nr. 8438, date 28.12.1998 "Per tatimin mbi te ardhurat" i ndryshuar;
- Njohurite mbi Ligjin Nr. 9136, date 11.09.2003 "Per mbledhjen e kontributeve te detyrimeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore", i ndryshuar;
- Manuali i Verifikimit dhe Koordinimit në Terren.

 

 

Njoftimi për fazat e tjera te konkurrimit do të bëhet nëpërmjet faqes zyrtare www.tatime.gov.al