Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

29.04.2020- Përfundon afati i paraqitjes së ankesave të individëve/subjekteve për Paketën I-re të përfitimit të ndihmës financiare

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas VKM nr.254 datë 27.03.2020, por kërkesa e tyre është refuzuar, se afati përfundimtar për të paraqitur ankesën e tyre është deri në orën 12.00 të datës 29.04.2020. Kjo kerkesë mund te dergohet përmes adresës e-mail të Drejtorisë Rajonale si me poshtë:

 

Nr  

Drejtoria Rajonale     

E-mail  

 1

Tatimpaguesit e Mëdhenj

 dsht_Njtm@tatime.gov.al

 2

Tirana   

 dsht_Tirana@tatime.gov.al

 3

Durrësi    

 dsht_Durres@tatime.gov.al

 4

Vlora    

 ssht_Vlore@tatime.gov.al

 5

Berati    

 ssht_Berat@tatime.gov.al

 6

Fieri    

 dsht_Fier@tatime.gov.al

7

Elbasani    

 dsht_Elbasan@tatime.gov.al

8

Korça

 dsht_Korce@tatime.gov.al

9

Lezha

 ssht_Lezhe@tatime.gov.al

10

Shkodra

 dsht_Shkoder@tatime.gov.al

11

Dibra

 ssht_Diber@tatime.gov.al

12

Gjirokastra

 ssht_Gjirokaster@tatime.gov.al

13

Kukësi

 ssht_Kukes@tatime.gov.al

14

Saranda

 ssht_Sarande@tatime.gov.al

 

Kujdes!

Është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të individit, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit.

Ju sigurojmë se çdo ankesë e paraqitur, në lidhje me refuzimin e aplikimeve, të dërguara nga individët/subjektet në adresat e-mail të Shërbimit për Tatimpaguesit, po shqyrtohen dhe trajtohet me korrektesë maksimale nga çdo Drejtori Rajonale Tatimore.