Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Monitorimit në Terren 31 Janar - 12 Shkurt 2020: 946 kontrolle - 251 shkelje të konstatuar

Strukturat e Monitorimit në Terren kanë vijuar me verifikimet në të gjithë territorin e vendit, në zbatim të Planit Kundër Informalitetit.

 

Gjatë periudhës 31 Janar - 12 Shkurt 2020, janë kryer 946 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 251 shkelje. 

 

Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë:

  • 13 subjekte të paregjistruara;
  • 30 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë)
  • 5 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (rasti i dytë)
  • 6 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 11 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
  • 54 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

 

Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit të vetëdeklarojnë në mënyrë korrekte e në respektim të ligjit, duke ju siguruar se Lufta kundër informalitetit do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurencën e ndershme në treg.