Njoftim i Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë - Për marrjen me qira të pasurisë nga të tretët
Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, njofton se kërkon të marrë me qira ambiente për ushtrimin e veprimtarisë administrative të DRT Tiranë, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:
Sipërfaqen në “m²” të domosdoshme të ambienteve për ushtrimin e veprimtarisë administrative të DRT Tiranë (të ndërtesës dhe sipërfaqes funksionale për parkim) konkretisht: jo më pak se 1800 m2 për zyra administrative, në të cilat do të akomodohet personeli i DRT Tiranë dhe sipërfaqe të mjaftueshme për vendparkimi jo më pak se 20 automjete.
Specifikat e nevojshme të ambienteve që kërkohet të merren me qira, bazuar në funksionalitetet sipas distancës/largësinë nga qendra e Tiranës dhe kriter-in/et bazë të vlerësimit, përkatësisht evidentuar në mënyrë të detajuar në tabelën e mëposhtme:
Kriteret
Pikët
Çmimi Euro/m2
20
Afati i akomodimit jo me vonë se 7 ditë kalendarike nga lidhja e kontratës, ku ambienti të jetë i përshtatur në hapësira sipas nevojave të institucionit qiramarrës.
10
Akomodimi për çdo post pune:
-porta interneti
-priza energjie
20
Sistem ngrohje/ftohje funksional
10
Distanca sa më afër qendrës së Tiranës
20
Sistem i pavarur për furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike dhe ujit
10
Ambienti të ketë hyrje të veçantë për punonjësit
10
Dokumentacioni që do të paraqesin ofertuesit të ketë në përbërje:
aktin e pronësisë/disponimit të pronës të rinovuar tremujorin e fundit;
të jetë i pajisur me NIPT/NUIS dhe certifikatë regjistrimi;
deklaratën e hollësishme të ofertuesit, për vënien në funksionim të objektit për veprimtari administrative të DRT Tiranë;
ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë;
vërtetim nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;
vërtetim që mos të ketë detyrime të maturuara nga OSHE, UKT etj.
vërtetim nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka proçese gjyqësore në lidhje me aktivitetin.
aktin administrativ zyrtar që objekti rezulton i rregullt nga ana inxhinierike dhe ndërtimore si dhe akt konstatimin që rezulton i banueshëm nga Instituti i Ndërtimit.
Afati i paraqitjes së ofertave pranë zyrave të Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve me adresë Rr. “Sulejman Pitarka”, Tiranë, do të jetë data 16.12.2019 ora 09:00.