Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Monitorimi në Terren 1-10 nëntor: 23 subjekte të paregjistruara dhe 26 subjekte me punonjës të padeklaruar

Strukturat e Monitorimit në Terren kanë vijuar me verifikimet në të gjithë territorin e vendit, në zbatim të Planit Kundër Informalitetit.

Gjjatë periudhës 1-10 nëntor 2019, janë kryer 1.432 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 226 shkelje të legjislacionit tatimor. 

Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë:

  • 23 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.
  • 44 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë);
  • 26 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 22 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 4 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.
  • 13 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 10 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
  • 37 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

Plani Operacional kundër Informalitetit deri në fund të muajit Dhjetor 2019 do të vijojë me:

  • Monitorim dhe verifikim i informalitetit në zonat dhe sektorët me risk;
  • Verifikim i deklarimit të punonjësve në tre sektorë kryesorë – ndërtim, call center, fasonë dhe nëndeklarimi i pagave në të gjithë sektorët;
  • Verifikim i tatimpaguesve që kanë qarkullim të madh dhe detyrime të papaguara;

Administrata Taimore fton të gjithë tatimpaguesit të vetëdeklarojnë në mënyrë korrekte e në respektim të ligjit, duke ju siguruar se Lufta kundër informalitetit do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurencën e ndershme në treg.