Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Certifikata e Rezidencës Tatimore online – ulje me 60% e praktikës letër

Prej muajit prill 2019, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shërbyer online përmes portalit e-albania, 2483 "Çertifikata të Rezidencës Tatimore", duke shkurtuar kohën e shërbimit nga 5-7 ditë pune, tashmë në kohë reale dhe pa asnjë kosto, si edhe pakësim me 60 % të praktikave letër.

Certifikata e Rezidences Tatimore lëshohet për tatimpaguesit e regjistruar në organet tatimore shqiptare dhe për individët, me kërkesë të tyre. Tatimpaguesit persona fizikë dhe juridikë me administrator shqiptar, mund ta marrin këtë Certifikatë në kohë reale nëpërmjet aplikimit online në portalin e-Albania.

Ky shërbim i ri online përmes platformës elektronike e-Albania, ofron dokumentin me vlerë ligjore, i cili vërteton pagesën e tatimeve për të ardhurat globale në Shqipëri, nga ana e subjektit kërkues. Kjo Çertifikatë me vulë dixhitale, njihet nga të gjitha shtetet me të cilat Shqiperia ka Marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal.

Shërbimi vjen në kuadër të reformës së Derregulimit, si një nga nismat më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike.

DPT vijon të pranojë kërkesa me shkrim dhe të lëshojë Certifikata Rezidence Tatimore për kategoritë -  individë, persona juridikë me administrator të huaj si dhe degë të shoqërive të huaja.

 

Certifikata të Rezidencës Tatimore të lëshuara online nga DPT përmes portalit e-albania: 

Maj 2019

649

Qershor 2019

325

Korrik 2019

606

Gusht 2019

266

Shtator 2019

285

Tetor 2019

352