Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Qendra e Thirrjeve informon 93,876 tatimpagues në 9 muaj

Qendra e Thirrjeve ka dyfishuar komunikimet ndërgjegjësuese nëpërmjet numrit të gjelbër pa pagesë  0800 00 02, ndërsa për periudhën janar – shtator 2019, janë asistuar 93,876 tatimpagues, krahasuar me 60,145 komunikime të së njejtës periudhë të vitit 2018.

Specialistët e Qendrës së Thirrjeve kanë ofruar asistencë për mbi 8000 tatimpagues, ndërsa janë informuar rreth 86 000 të tjerë në lidhje me afatet dhe procedurat tatimore, me qëllim shmangien e penaliteteve për ta dhe vetëdeklarimin e saktë.

Vetëm nëpërmjet shërbimit Live Chat që gjendet në faqen zyrtare www.tatime.gov.al  iu është dhënë përgjigje 3,907 kërkesave të tatimpaguesve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nxit tatimpaguesit që të përdorin shërbimet që ofron Qendra e Thirrjeve, për të marrë në kohë reale të gjithë informacionin e nevojshëm.

Operatorë tanë do t’ju ofrojnë asistencë në kohë reale, nga e hëna në të enjte  ora 08:30-18:00 dhe e premte  ora 08:30-16:00.