Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Administrata Tatimore vijon trainimet për inspektorët e kontrollit  

 

Inspektorë të kontrollit tatimor nga çdo Drejtori Rajonale në vend ndoqën trainimet mbi Tatimin mbi të Ardhurat, i organizuar në Bashkëpunim me Qendrën e Trainimit të Administratës Tatimore dhe Doganore (QTAD).

Transferimi i çmimit; Krahasueshmëria; Metodat e transferimit të çmimit; Vlerësimi i transaksioneve të kontrolluara të kombinuara; Diapazoni i treguesve të tregut; Informacioni mbi transferimin e çmimit; Marrëveshjet e çmimit në avancë; Kreditimi i tatimit të huaj - ishin disa nga temat që u shtjelluan me përditësimet ligjore e proceduriale dhe rastet e aplikimit në punën e përditshme.

Pas Rajonit Qendror që përfshin DRT Tiranë, DTM, DRT Durrës, Elbasan e Korçë, atij Jugor me DRT Fier,  Berat, Vlorë, Gjirokastër e Sarandë, këtë cikël trainimesh e përmbylli Rajoni Verior me DRT Shkodër, Lezhë, Kukës e Dibër.

Këto trajnime përforcojnë njohuritë profesionale të punonjësve tanë, në interpretimin dhe zbatimin e procedurave tatimore dhe ligjit fiskal, ndërsa kanë një ndikim të drejtëpërdrejtë në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj tatimpaguesve.