Institucioni

Institucioni > Lajme > Lajme

Shpallje për konkurim për pranim në strukturat e Hetimit Tatimor

Shpallje për konkurrim për pranim në strukturat e hetimit tatimor

Në zbatim të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë'', i ndryshuar, Udhëzimit nr.24, datë 02.09.2008 i ndryshuar “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar, Rregullores “Për përcaktimin e procedurave të rekrutimit, emërimit, vlerësimit dhe marrjen e masave disiplinore për punonjësit e strukturave të hetimit tatimor”, miratuar me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve nr. 65, datë 04.10.2017, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ndryshuar me Urdhrin nr. 65/2, datë 14.05.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, ju njofton hapjen e procedurës për konkurim për pranim në strukturat e hetimit tatimor, në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Rajoni Jugor, Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, për grupin e pozicioneve:  

  • 1 (një) pozicion Inspektor Hetimi në Sektorin e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor - Rajoni Jugor, kategoria e pagës IV-a;
  • 2 (dy) pozicione Inspektor në Zyrën e Veprimeve në Terren dhe Masave Administrative, në Sektorin e Monitorimit Territorial, në Drejtorinë e Hetimit Tatimor – Rajoni Jugor, kategoria e pagës IV-a;
  • 6 (gjashtë) pozicione pozicione Inspektor në Zyrën e Veprimeve në Terren dhe Masave Administrative, në Sektorin e Monitorimit Territorial, në Drejtorinë e Hetimit Tatimor – Rajoni Jugor, kategoria e pagës IV-b.

Kriteret e përgjithshme e të posaçme:

Për pranimin në strukturat e hetimit tatimor, një kandidat duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme si më poshtë:

 a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
dh) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar deri në momentin e aplikimit;
e) të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme sipas pozicionin përkatës.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

- Inspektor Hetimi në Sektorin e Hetimit Tatimor, kategoria e pagës IV-a - duhet të zotërojë minimalisht diplomë Master Profesional, në Shkenca Ekonomike, Juridike ose Inxhinierike dhe të ketë jo me pak se 1 vit përvojë pune në profesion.

- Inspektor në Zyrën e Veprimeve në Terren dhe Masave Administrative, në Sektorin e Monitorimit Territorial, kategoria e pagës IV-a - duhet të zotërojë minimalisht diplomë Bachelor, në Shkenca Ekonomike ose Juridike dhe të ketë jo me pak se 1 vit përvojë pune në profesion.

- Inspektor në Zyrën e Veprimeve në Terren dhe Masave Administrative, në Sektorin e Monitorimit Territorial, kategoria e pagës IV-b - duhet të zotërojë minimalisht diplomë Bachelor, në Shkenca Ekonomike/Juridike/Shoqërore ose Ekzakte.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

 

  1. Kërkesë/letër interesi, ku të përcaktohen ndër të tjera, gjeneralitetet si dhe pika kontakti (Datëlindje, Vendlindje, Atësi, Amësi, Adrese e-mail, Tel)
  2. Jetëshkrim
  3. Diplomë dhe listë e notave (për të gjitha ciklet e studimeve të larta të përfunduara), për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport mjeko – ligjor);
  7. Vërtetim të gjendjes gjyqësore, lëshuar nga institucionet kompetente, i cili duhet të jetë i muajit të aplikimit;
  8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër do të bëhet në mënyrë elektronike, në adresën e e-mail rekrutime@tatime.gov.al, dokumentacioni duhet te jetë i skanuar në format PDF si dhe shoqëruar me një listë dokumentacioni dhe një kërkesë për aplikim.

Afati për dërgimin e dokumentave është data 15.08.2019, ora 00.00. Çdo aplikant i cili brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar, humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurimit.

Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Pas datës 20.08.2019, në faqen zyrtare të internetit të DPT, do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kërkesat e posaçme, si edhe data, vendi dhe ora e saktë, ku do të zhvillohet testimi me shkrim.

Fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë'', i ndryshuar;

- Njohuritë mbi Ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar;

- Njohuritë mbi Kodin e Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë;

- Njohuritë mbi Ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar;

- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 92/2014 "Për tatimin mbi vlerën e shtuar";

- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat" i ndryshuar; - Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9136, datë 11.09.2003 "Për mbledhjen e kontributeve të detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore", i ndryshuar;

- Njohuritë mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.400, datë 22.04.2009 “Për detyrat dhe funksionet e Drejtorisë së Hetimit Tatimor”;

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a - testimin me shkrim, deri në 70 pikë;
b - intervistën e strukturuar me gojë deri në 30 pikë;

Përzgjedhja dhe komunikimi me aplikantët

Kandidatët e kualifikuar për vazhdimin e fazës së dytë të konkurimit, intervistës me gojë të strukturuar, do të njoftohen për datën dhe orën e zhvillimit vetëm nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Pas seleksionimit/kualifikimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.