Institucioni

Institucioni > Lajme >

DPT mbështetur nga Shoqata e Industrialistëve Ushqimorë do të fillojë operacionet konkrete në territor duke ushtruar kontrolle në terren për të gjithë subjektet që kanë aktivitet në sektorin e grumbullimit përpunimit dhe tregtimit të qumështit dhe pikat ku ato tregtohen

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ditën e djeshme ka zhvilluar takimin me Shoqatën e Industrialistëve Ushqimorë për të ndarë sfidat dhe zgjidhur problematikat e përbashkëta për një përmirësim të frymës bashkëpunuese me biznesin.

Përfaqësuesit e bizneseve që operojnë në sektorin e grumbullimit, përpunimit dhe tregtimit të qumështit shprehën shqetësimet e tyre për disa problematika, më kryesoret reflektonin gjetjen e një mënyre të thjeshtëzuar të përdorimit të dokumentacionit tatimor nga këta sektorë, lufta kundër informalitetit për eleminimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet të paregjistruar apo me përgjegjësi tatimore fiktive si dhe ata që shmangin marrjen e faturave.

Grupi teknik i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve si dhe i Shoqatës së Industrialistëve Ushqimorë pas planit të detajuar, do të fillojnë operacionet konkrete duke ushtruar kontrolle në terren për të gjithë subjektet që kanë aktivitet në sektorin e grumbullimit përpunimit dhe tregtimit të qumështit.  

Ju faleminderit!