Institucioni

Institucioni > Administrata Tatimore Qendrore > Jetëshkrime

Xhavit Çurri, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i DPT-së

Zoti Xhavit Çurri ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Ekonomi në vitin 1978.

Ka ushtruar detyra të ndryshme në sistemin bankar të vendit mes viteve 1978-1987. Në vitin 1987 deri në vitin 1992 ka patur gjithashtu funksione të ndryshme në Ministrinë e Financave. Në vitin 1992 ai bëhet pjesë e strukturave të sistemit tatimor të vendit. Ka qenë pjesë, e më vonë drejtues, i ekipit për implementimin për herë të parë të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në Shqipëri. Nga viti 1998 deri në vitin 2007 ka ushtruar detyrën e Nëndrejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Më pas deri në dhjetor të vitit 2013 ka qenë Drejtor Administrativ i Kompanisë së Konsulencës Fiskale dhe Financiare “KFF” sh.p.k.

Z. Xhavit Çurri ka kryer një specializim në Ministrinë e Financave të Francës në Paris në vitin 1987, kurs makroekonomie në Institutin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Washington, disa kurse trajnimi në Shkollën Kombëtare të Tatimeve të Francës në Paris dhe shumë trajnime të tjera në fushën e tatimeve, të organizmave ndërkombëtarë, si OECD, IOTA, FMN, etj.

Ka botuar artikuj të shumtë në revista dhe shtypin e përditshëm vendas, për çështje të ndryshme fiskale dhe financiare.

Nga dhjetori i vitit 2013, mban detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.