Institucioni

Institucioni > Administrata Tatimore Qendrore > Jetëshkrime

Klajd Shuka, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Mbështetjes së Programeve në DPT

Zoti Klajd Shuka është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë për Informatikë Ekonomike, ndërsa në vitin 2014 ka përmbyllur me sukses Masterin Profesional në Financë, pranë po këtij Fakulteti.

Prej vitit 2017 deri në shtator 2019, ka ushtruar detyra të ndryshme në Institutin e Statistikave, i angazhuar në nivele të larta drejtuese si Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Projekteve dhe Shërbimeve, si edhe i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

Mes viteve 2016-2017 ka shërbyer si Drejtor i Statistikave në Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit Ekonomik, Bashkia Tiranë, ndërsa më herët prej vitit 2010 ka dhënë një kontribut të qenësishëm në sektorin e Metadatave dhe Databazave pranë INSTAT, duke drejtuar grupin e punës së metadatave.

Z. Klajd Shuka gëzon një ekspertizë të çertifikuar nga institute të specializuara ndërkombëtare si EUROSTAT apo EFTA, Institutet e Statistikave të Norvegjisë, Suedisë, Hungarisë etj, gjithashtu edhe në fushën e kontabilitetit publik dhe raportimeve financiare, auditit të brendshëm, drejtimit financiar dhe të analizës së pasqyrave financiare.

Prej datës 1 Tetor 2019, mban detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Mbështetjes së Programeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.