Institucioni

Institucioni > Administrata Tatimore Qendrore > Jetëshkrime

Alban Çela, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Funksioneve Operacionale në DPT

Zoti Alban Çela është diplomuar dhe ka mbrojtur Masterin Shkencor në Fushën e Ekonomisë dhe Agrobiznesit në vitin 2012, ndërsa është në procesin e përmbylljes së Doktoraturës. 

Prej vitit 2008 deri në shtator 2019 ka ushtruar detyra të ndryshme në Institutin e Statistikave, i angazhuar si Sekretar i Përgjithshëm, Drejtor Drejtorie, oficer i lartë i programit dhe drejtues në projekte të financuara nga Bashkimi Europian, ku spikat Projekti i Censusit të Bujqësisë nga viti 2011-2015, në koordinim me EUROSTAT, Delegacionin Evropian në Tiranë dhe kompani këshilluese ndërkombëtare për të planifikuar dhe zbatuar Censusin e Bujqësisë në Shqipëri.

Z. Alban Çela gëzon një ekspertizë të çertifikuar nga institute të specializuara ndërkombëtare në Gjermani, Itali, Suedi, Japoni, Hungari etj, në fushën e menaxhimit cilësor, analizës së të dhënave dhe implementimit të metodave inovative për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Nga tetori i vitit 2019, mban detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Funksioneve Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.