Këndi i Asistencës është një hapësirë e dedikuar për tatimpaguesit e biznesit të vogël, të cilët kanë realizuar një qarkullim prej 2.000.000 – 5.000.000 lekësh dhe janë përfshirë në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Në gjitha drejtoritë rajonale tatimore janë ngritur 13 Kënde të Asistencës për biznesin e vogël. Ato ofrojnë informacion dhe asistencë për çdo tatimpagues në mënyrë që të kuptohet kjo përgjegjësi tatimore, por edhe për të sqaruar çdo paqartësi mbi mënyrën dhe afatet e deklarimit, mbajtjen e dokumentacionit tatimor, hapat që duhen ndjekur etj..
Përveç informacionit të publikuar në këtë hapësirë, asistencë e dedikuar dhe sqarime mund të merren duke kontaktuar me Shërbimin për Tatimpaguesit në çdo drejtori rajonale tatimore, në Qendrën e Thirrjeve duke telefonuar në numrin e gjelbër pa pagesë, 0800 00 02, por edhe përmes shërbimit të Live Chat.
NR | Drejtoria Rajonale | Pref. | Nr.Tel. | Emri i zyrës | Adresa | |
1 | Tirana | 04 | 2425903 | Qendra e Shërbimit për Tatimpaguesit, DRT Tiranë | Rr. "Nikolla Lena" (përballë shkollës "Sabahudin Gabrani") | dsht_Tirana@tatime.gov.al |
2 | Durrësi | 052 | 222 061 | Shërbimi për Tatimpaguesit, Durrës | Lagjia nr.3, Rr. "Egnatia", Durrës | dsht_Durres@tatime.gov.al |
3 | Vlora | 033 | 237055 | Shërbimi për Tatimpaguesit, DRT Vlorë | Lagjia"Hajro Çakërri", pranë Prefekturës Vlorë | ssht_Vlore@tatime.gov.al |
4 | Berati | 032 | 235994 | Shërbimi për Tatimpaguesit, DRT Berat | Rr. ''Antipatrea", Lagjia "30 Vjetori" , Kati i II-të, Berat | ssht_Berat@tatime.gov.al |
5 | Fieri | 034 | 4222405 | Shërbimi për Tatimpaguesit, DRT Fier | Lagjia "Apollonia", Rr. "Brigada e 11-të Sulmuese", kati i I-rë, Fier | dsht_Fier@tatime.gov.al |
6 | Elbasani | 054 | 258 207 | Shërbimi për Tatimpaguesit, DRT Elbasan | Lagjia "28 Nëntori", Rr. "Qemal Stafa", Elbasan | dsht_Elbasan@tatime.gov.al |
7 | Korça | 0822 | 43 304 | Shërbimi për Tatimpaguesit, DRT Korce | Lagjia nr. 7, Rr. "28 Nëntori", Korçë | dsht_Korce@tatime.gov.al |
8 | Lezha | 0215 | 22467 | Shërbimi për Tatimpaguesit, DRT Lezhë | Lagjia "Besëlidhja", 2 Kullat "Lura", Lezhë | ssht_Lezhe@tatime.gov.al |
9 | Shkodra | 022 | 254866 | Shërbimi për Tatimpaguesit, DRT Shkodër | Bulevardi "Zogu i I-rë", DRT Shkodër, Kati i I-rë | dsht_Shkoder@tatime.gov.al |
10 | Dibra | 0218 | 222 29 | Shërbimit për Tatimpaguesit, DRT DIBËR | Lagjia "Aksioni", Bulevardi "Elez ISUFI", Peshkopi | ssht_Diber@tatime.gov.al |
11 | Gjirokastra | 084 | 262205 | Shërbimi për Tatimpaguesit, DRT Gjirokastër | Lagjia "18 Shtatori" Gjirokastër | ssht_Gjirokaster@tatime.gov.al |
12 | Kukësi | 0242 | 22628 | Shërbimi për Tatimpaguesit, DRT Kukës | Lagjia nr. 5,Godina e Raiffeisen Bank, Kati II-të | ssht_Kukes@tatime.gov.al |
13 | Saranda | 0852 | 25264 | Shërbimi për Tatimpaguesit, DRT Sarandë | Lagjia nr. 4, Rr. "Mit'hat Hoxha" Nr. 151, Sarandë | ssht_Sarande@tatime.gov.al |