Institucioni

Institucioni > Këndi i Biznesit të Vogël > Pyetje – Përgjigje

Pyetje – Përgjigje

1. Kur hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore për TVSH-në e biznesit të vogël?
Ndryshimet ligjore për TVSH-në e biznesit të vogël kanë hyrë në fuqi në datë 01.04.2018

2. Si dorëzohet deklarata e TVSH-së?
Deklarata e TVS-së dorëzohet në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing.

3. A duhet të paraqiten në tatime, subjektet që gjatë vitit 2017 e kaluan xhiron mbi
2,000 ,000 lekë, për t’u regjistruar me përgjegjësinë tatimore të TVSH-së?

Për t’u regjistruar me përgjegjësinë tatimore të TVSH-së nuk është e nevojshme që subjektet të paraqiten në tatime. Regjistrimi i tyre kryhet në mënyrë automatike.

4. Kur dorëzohet inventari për gjendjen e mallit për tatimpaguesit që gjatë vitit 2017 kanë kaluar kufirin prej 2,000,000 lekë?

Inventari dorëzohet në mënyrë elektronike, brenda datës 30.04.2018 nëpërmjet sistemit e-Filing, pra nga llogaria e deklarimit elektronik, si dhe në Drejtorinë Rajonale ku tatimpaguesi jeni i regjistruar duke i bashkëngjitur edhe kopjet e faturave të blerjes.

5. Si përpilohet inventari në datë 31.03.2018?
Inventari përpilohet duke evidetuar listen e mallrave në sasi dhe vlerë, të cilët janë gjendje në datë 31.03.2018 dhe që janë blerë me Faturë Tatimore me TVSH, në 12 periudhat e fundit tatimore, pra në intervalin kohor 01.04.2017 – 31.03.2018.

6. Po për profesionet e lira do merret parasysh qarkullimi vjetor?

Kalimi në regjimin normal të TVSH për profesionet e lira, nuk ka lidhje me qarkullimin mbi 2,000,000 lekë.

7. Nëse kryej aktivitet shërbimesh për klientë të huaj dhe e kam kaluar xhiron prej 2.000.000 lekë, a kaloj në regjimin normal të TVSH-së?
Të gjithë tatimpaguesit, që kanë kaluar xhiron 2,000,000 lekë për një vit kalendarik, pavarësisht aktivitetit që kryejnë, kalojnë në regjimin normal të TVSH-së.

8. Cilat janë periudhat kohore për deklarimin dhe pagesën e TVSH-së për biznesin e vogël me qarkullim vjetor 2.000.000 – 5.000.000 lekë?

Periudha e deklarimit të TVSH-së është një herë në tre muaj, me bazë mujore, p.sh: në datë 14.07.2018 është afati i fundit i deklarimit të TVSH-së për subjektet e biznesit të vogël për muajt: prill, maj dhe qershor 2018. Tatimpaguesi, bazuar tek Librat e Blerjeve dhe Shitjeve deklaron elektronikisht, nëpëmrjet e-Filing deklaratën e TVSH-së, për secilin muaj më vete. Nëse një deklaratë e TVSH-së del me pagesë TVSH-je, atëherë tatimpaguesi printon
urdhër - pagesën dhe paraqitet në bankë për ta paguar atë. Afati i fundit i pagesës është çdo datë 14-të e çdo tremujori: 14.07.2018, 14.10.2018, 14.01.2019, 14.04.2019, e në vijim

9. A përfshihet në skemën e TVSH-së, një biznes i vogël që ofron shërbim shëndetësor?
Pavarësisht se veprimtaria ekonomike në këtë rast është e përjashtuar nga TVSH-ja, nëse biznesi ka kaluar pragun prej 2,000,000 lekësh, duhet të regjistrohet me përgjegjësinë tatimore të
TVSH-së.

10. A janë të përjashtuar nga TVSH-ja brokerat dhe agjentët e sigurimeve?

Shërbimet e sigurimit dhe të risigurimit, përfshirë kryerjen e shërbimeve të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime, nga agjentët dhe brokerat e sigurimit, janë të përjashtuar nga TVSH-ja.

11. Si do të veprojë një agjent shitjesh që ofron shërbimet e tij vetëm jashtë vendit?

Nëse ka kaluar pragun prej 2,000,000 lekësh, pavarësisht se kryen shërbime jashtë territorit të Shqipërisë, duhet të regjistrohet me përgjegjësinë tatimore të TVSH-së dhe të gjitha shërbimet që ofron do të tatohen me shkallën 0 (zero) të TVSH-së.

12. Me kalimin tim si subjekt në TVSH, a jam unë përsëri biznes i vogël?
Në këtë rast ju jeni biznes i vogël, por me TVSH.

13. Tani që kam kaluar biznes i vogël më TVSH, a i nënshtrohem dhe Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin?

Jo, deri ne vlerën 5,000,000 lekë, Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është 0%.