Institucioni

Institucioni > Këndi i Biznesit të Vogël > Kalendari tatimor

Kalendari tatimor

Kalendari Tatimor për tatimpaguesit me qarkullim vjetor 2.000.000 – 5.000.000 lekë

Lloji i deklarimit Afati i deklarimit Afati i pagesës
Deklarimi i librave të Shitjes dhe Blerjes Brenda datës 10 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.(10 Korrik, 10 Tetor, 10 Janar, 10 Prill) xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Deklarimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) Brenda datës 14 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik..(14 Korrik, 14 Tetor, 14 Janar, 14 Prill) Jo më vonë se data 14 e muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik..(14 Korrik, 14 Tetor, 14 Janar, 14Prill)
Deklarimi mujor i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore dhe Tatimit mbi te ardhurat nga punesimi (TAP) Brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik ..(20 Korrik, 20 Tetor, 20 Janar, 20 Prill) Brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik. (20 Korrik, 20 Tetor, 20 Janar, 20 Prill)
Deklarimi i tatimit në burim Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.
Deklarimi vjetor i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin Jo më vonë se data 10 Shkurt e vitit që pason periudhën tatimore Tatimpaguesit me qarkullim Vjetor 2.000.000 – 5.000.000 janë të përjashtuar nga pagesa e Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin. Për këtë kategori, TTHF është 0.