Institucioni

Institucioni > Këndi i Biznesit të Vogël > Dokumentacioni që duhet mbajtur

Dokumentacioni që duhet mbajtur nga tatimpaguesit e biznesit të vogël me TVSH


Nga data 1 prill 2018, ka hyrë në fuqi kufiri i regjistrimit në TVSH, për qarkullimin në një vit kalendarik prej 2,000,000 lekësh.

Tatimpaguesit e biznesit të vogël, të cilët gjatë vitit 2017, kanë realizuar një qarkullim mbi 2,000,000, në bazë të këtij ndryshimi, janë regjistruar automatikisht nga Administrata Tatimore me përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Gjithashtu në këtë përgjegjësi duhet të regjistrohet edhe çdo tatimpagues ekzistues apo i regjistruar rishtazi, i cili parashikon të realizojë një qarkullim mbi këtë kufi gjatë vitit 2018.

Çdo tatimpagues, i përfshirë në skemën e TVSH-së, duhet të regjistrojë në mënyrë kronologjike në Librin e Shitjes çdo faturë tatimore shitjeje, të lëshuar prej tij, si dhe qarkullimin ditor të memorizuar të pajisjes fiskale, në një shifër të vetme.

Për çdo blerje malli apo shërbimi, tatimpaguesi duhet të zotërojë faturën përkatëse tatimore të blerjes. Vetëm në këtë mënyrë mund të zbritet TVSH-ja e blerjeve nga TVSH-ja e shitjeve. Gjithashtu, çdo mall gjendje duhet të justifikohet me faturën përkatëse të blerjes. Faturat me dhe pa TVSH, duhet të regjistrohen në mënyrë kronologjike në Librin e Blerjes, sipas kolonave përkatëse.

Të dhënat e blerjeve dhe shitjeve regjistrohen në Librat e Shitjes dhe Blerjes në baza mujore.

 

 

Dokumenta ndihmëse