Institucioni

Institucioni > Këndi i Biznesit të Vogël > Pajisjet fiskale dhe Kuponi Tatimor

Pajisjet fiskale dhe Kuponi Tatimor

Çdo tatimpagues, i cili gjatë një viti kalendarik realizon një qarkullim, pra kryen furnizim mallrash ose shërbimesh me vlerë 2,000,000 – 5,000,0000 lekë, regjistrohet në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Tatimpaguesit e biznesit të vogël, të cilët për vitin 2017 kanë deklaruar shitje në këtë vlerë, janë regjistruar automatikisht nga Administrata Tatimore me këtë përgjegjësi tatimore.

Çdo tatimpagues i biznesit të vogël, që regjistrohet për herë të parë në këtë skemë, duhet të paraqitet pranë shoqërive të autorizuara për pajisjet fiskale, pra aty ku janë pajisur me kasë, për të bërë Ndryshimin e shkallës tatimore, duke vendosur shkallën 20% apo shkallët e reduktuara sipas fushës së veprimtarisë që ushtron.

Në këtë mënyrë, çdo kupon i lëshuar për shitjet me para në dorë, si për konsumatorin final, ashtu edhe për subjekte të tjera tatimpaguese, do të ketë të evidentuar edhe TVSH-në e paguar nga blerësi.