Institucioni

Institucioni > Këndi i Biznesit të Vogël > Veprimet që duhen kryer

Veprimet që duhen kryer

Çdo tatimpagues, i cili gjatë një viti kalendarik realizon një qarkullim, pra kryen furnizim mallrash ose shërbimesh me vlerë 2.000.000 - 5.000.0000 lekë, regjistrohet në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Tatimpaguesit e Biznesit të vogël, të cilët për vitin 2017 kanë deklaruar shitje në këtë vlerë, janë regjistruar automatikisht nga administrata tatimore me këtë përgjegjësi tatimore.

Veprimet që duhet të kryejë një tatimpagues i Biznesit të Vogël që regjistrohet pqë herë të parë në këtë skemë janë:

  • Duhet të paraqiten pranë shoqërive të autorizuara për pajisjet fiskale, pra aty ku janë pajisur me kasë, për të bërë Ndryshimin e shkallës tatimore, duke vendosur shkallën 20% apo shkallët e reduktuara sipas fushës së veprimtarisë së tatimpaguesve.
  • Të gjithë tatimpaguesit që përfshihen për herë të parë në skemën e TVSH-së, për të përfituar nga e drejta e njohjes së TVSH-së së zbritshme për mallrat e inventarit gjendje, kanë të drejtë që në periudhën e parë tatimore që deklarojnë si tatimpagues te TVSH-së, të njohin TVSH-mnë ë zbritshme të inventarit të mallrave gjendje.

Konkretisht, tatimpaguesit e përfshirë në skemën e TVSH-së prej datës 1 Prill 2018, kanë të drejtë, që në periudhën e parë tatimore (prill 2018), të njohin TVSH-në e zbritshme për mallrat e inventarit gjendje në datën 31 Mars 2018, mallra këto me qëllim për t’u shitur për të cilat do të llogaritet TVSH në shitje.


Kushtet që duhet të plotësohen për të ushtruar këtë të drejtë janë si më poshtë:

 

  1. Të ketë evidentuar listën e mallrave stok (inventarin) të specifikuar në sasi dhe në vlerë të datës 31.03.2018. Në këtë inventar përfshihen mallrat që kanë të drejtën e zbritjes, të blerë me Faturë tatimore me TVSH, në 12 periudhat e fundit tatimore, pra në intervalin kohor 01.04.2017 – 31.03.2018
  2. Një kopje e inventarit duhet të dorëzohet brenda datës 30 Prill, në Drejtorinë Rajonale Tatimore, ku tatimpaguesi është i regjistruar, duke bashkëngjitur edhe kopjet e faturave tatimore të blerjes. Gjithashtu, brenda kësaj date, një kopje e inventarit ngarkohet ne mënyrë elektronike në llogarinë e-Filing të tatimpaguesit, në rubrikën “Çështjet e mia”, Ky inventar duhet të jetë i evidentuar ne regjistrat dhe kontabilitetin e personit të tatueshëm.

 

  • Të pajiset me blloqe të faturave tatimore me TVSH, dhe të lëshojnë Faturë tatimore me TVSH, për rastet kur do të kryejë transaksione me vlerë mbi 40,000 lekë dhe/ose nën këtë vlerë kur e kërkon blerësi. Gjithashtu duhet të lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje për klientët konsumatorë final.
    Pajisja me blloqe faturash tatimore me TVSH kryhet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku tatimpaguesi është i regjistruar.
  • Të regjistrojë në mënyrë kronologjike faturat e shitjes dhe të blerjes, në format elektronik, në librat mujorë të shitjes dhe blerjes. Deklarimi në mënyrë elektronike Librave të Shitjes dhe Blerjes bëhet çdo 3-muaj, brenda datës 10 të muajit që pason 3-mujorin. Afati i parë i këtij deklarimi për periudhat tatimore: Prill- Maj-Qershor 2018, është data 10 Korrik 2018,
  • Të dorëzojë deklaratën e TVSH-së, bazuar në të dhënat e librave të shitjes dhe të blerjes, e cila përpilohet me bazë mujore dhe dorëzohet elektronikisht brenda datës 14 të muajit pasardhës të tremujorit përkatës. Afati i parë i këtij deklarimi është data 16 Korrik 2018, për periudhat: Prill- Maj- Qershor 2018.