Institucioni

Institucioni > Këndi i Biznesit të Vogël > Biznesi i Vogël me TVSH

Biznesi i vogël me TVSH

Duke filluar nga data 1 prill 2018, ka hyrë në fuqi kufiri i regjistrimit në TVSH për qarkullimin në një vit kalendarik prej 2,000,000 lekë. 

Tatimpaguesit e Biznesit të vogël, të cilët gjatë vitit 2017, kanë realizuar një qarkullim mbi 2.000.000, në bazë të këtij ndryshimi, janë regjistruar automatikisht nga Administrata Tatimore me përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. 

Gjithashtu në këtë përgjegjësi duhet të regjistrohet edhe çdo tatimpagues ekzistues apo i regjistruar rishtazi, i cili parashikon të realizojë nje qarkullim mbi këtë kufi gjatë vitit 2018.