Institucioni

Institucioni > Publikime > Të dhënat e kontaktit të Grupit të Monitorimit

Mbi publikimin e të dhënave të kontaktit të Grupit të Monitorimit

Në bazë të pikës 14 të VKM nr. 283, datë 10.5.2019 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore për vitin 2019”, ndër të tjera përcaktohet, edhe:

“Për efekt të zbatimit të kësaj pike, përveç masave të tjera, titullarët janë të detyruar që të publikojnë të dhënat e tyre të kontaktit në faqen zyrtare të internetit, duke kërkuar denoncimin e çdo rasti të përfshirjes ose nxitjes apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të administratës shtetërore në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.”. 

Sa më sipër, e në zbatim të urdhrit të brendshëm nr. 32, datë 29.05.2019 "Për ngritjen e Grupit të Punës për monitorimin e sjelljes së nëpunësve civilë gjatë fushatës zgjedhore", po publikojmë në faqen zyrtare të internetit të DPT edhe të dhënat e kontaktit të Grupit të Monitorimit, respektivisht si më poshtë:

-    Ilir Kurti, adresa elektronike ilirkurti.personeli@tatime.gov.al
-   Arbër Abazi, adresa elektronike arbër.abazi@ tatime.gov.al
-   Denarda Kanaj, adresa elektronike denarda.kanaj@ tatime.gov.al

duke kërkuar denoncimin e çdo rasti të përfshirjes ose nxitjes apo kërkesës për përfshirjen e nëpunësve/punonjësve të administratës tatimore në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.