Fiskalizimi > Njihuni me Projektligjin dhe draft Aktet nënligjore >

Njihuni me Projektligjin dhe draft Aktet Nënligjore

Në këtë faqe do të gjeni projektligjin “PËR FATURËN DHE SISTEMIN E MONITORIMIT TË QARKULLIMIT” të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare dhe do të nisë të zbatohet në datën 1 shtator 2020, i ndarë në disa afate kohore, sipas  fashave të ndryshme të tatimpaguesve.

Ky ligj synon reduktimin e informalitetit në ekonomi dhe evazionit fiskal, rritje të transparencës dhe verifikimin në kohë reale të transaksioneve.

Gjeni të publikuar gjithashtu edhe 3 draft Akte shumë të rëndësishme nënligjore për Fiskalizimin:

  • VKM mbi kërkesat teknike dhe funksionale të zgjidhjes softuerike për procedurën e faturimit dhe fiskalizimit si edhe procedurën e kriteret për regjistrimin e prodhuesve dhe mirëmbajtësve të programeve (softuer). 
  • Udhëzim “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”
  • VKM mbi kriteret e përdorimit të procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit.

Këto Akte nënligjore do të finalizohen pasi të përfundojë konsultimi publik, në të cilin do të përfshihen grupet e interesit dhe opinioni në tërësi, me komentet dhe sygjerimet e tyre. 

Prej datës 02.12.2019 , këto draft Akte janë publikuar në hapësirën online dedikuar Konsultimit publik: https://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Institucioni/4

Ditët në vijim do të dalin  për konsultim publik edhe VKM për sektorë të veçantë (Hidrokarbur) dhe Udhëzimi për Faturën Elektronike.

Administrata Tatimore mirëpret çdo sugjerim, pyetje, apo vlerësim nga ana juaj mbi këto drafte, në adresën e e-mail Fiskalizimi.Helpdesk@tatime.gov.al

Ju faleminderit!

Dokumenta ndihmëse