Fiskalizimi > Njihuni me Projektligjin dhe draft Aktet nënligjore >

Njihuni me Projektligjin dhe draft Aktet Nënligjore

Në këtë faqe do të gjeni projektligjin “PËR FATURËN DHE SISTEMIN E MONITORIMIT TË QARKULLIMIT” dhe relacionin shpjegues mbi të, në variantin fillestar dhe të ndryshuar pas reflektimit të komenteve nga grupet e interesit, gjatë fazës së konsultimit publik të projektligjit.

Prej datës 31.7.2019, draft-ligji është hedhur në faqen e web-it për konsultim publik për gjatë gjithë muajit Gusht 2019. Për të gjithë të interesuarit. ai mund të gjendet në platformën online të webit në adresën: www.konsultimipublik.gov.al.

Ky ligj synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioneve të bizneseve në vend në kohë reale.

Gjeni të publikuar gjithashtu edhe 3 draft Akte shumë të rëndësishme nënligjore për Fiskalizimin:

  • VKM mbi kërkesat teknike dhe funksionale të zgjidhjes softuerike për procedurën e faturimit dhe fiskalizimit si edhe procedurën e kriteret për regjistrimin e prodhuesve dhe mirëmbajtësve të programeve (softuer). 
  • Udhëzim “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”
  • VKM mbi kriteret e përdorimit të procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit.

Këto Akte nënligjore do të finalizohen pasi të përfundojë konsultimi publik, në të cilin do të përfshihen grupet e interesit dhe opinioni në tërësi, me komentet dhe sygjerimet e tyre. 

Prej datës 02.12.2019 , këto draft Akte janë publikuar në hapësirën online dedikuar Konsultimit publik: https://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Institucioni/4

Ditët në vijim do të dalin  për konsultim publik edhe VKM për sektorë të veçantë (Hidrokarbur) dhe Udhëzimi për Faturën Elektronike.

Administrata Tatimore mirëpret çdo sugjerim, pyetje, apo vlerësim nga ana juaj mbi këto drafte, në adresën e e-mail Fiskalizimi.Helpdesk@tatime.gov.al

Ju faleminderit!

Dokumenta ndihmëse